Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, kolonel Fatih Cansir

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin e Kontingjentit Turk në Republikën e Kosovës, kolonel Fatih Cansir.

Me këtë rast, Gjeneral Jashari e falënderoi kolonelin Cansir për kontributin e kontingjentit turk në shërbim të sigurisë së vendit si dhe mbështetjen në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

Nga ana e tij, kolonel Cansir uroi Gjeneral Jashari për marrjen e detyrës së re, në krye të FSK-së, duke shprehur gatishmërinë e plotë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.

Në fund, të dy u pajtuan që intensifikimi i bashkëpunimit në mes forcave të të dy vendeve partnere është interes i përbashkët, si dhe në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.