Gjeneral Rrahman Rama priti zëvendëspresidenten e Senatit francez Helen Conway-Mouret

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, dje ka pritur në takim zyrtar zëvendëspresidenten e Senatit të Francës, znj. Helen Corway Mouret.
Gjeneral Rama, pasi i uroi mirëseardhje znj. Mouret, e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme dhe profesionale që Franca i ka dhënë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Gjithashtu, komandanti i FSK-së, gjatë takimit e ka njoftuar senatoren Mouret lidhur me misionin e ri të FSK-së, si dhe me arritjet e përgjithshme të saj në fushën e arsimimit, trajnimeve dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar me shtetet partnere dhe anëtare të NATO-s.
Ndërkaq znj. Mouret shprehet mjaft mirënjohëse për pritjen dhe i dëshiron gjeneral Ramës dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës suksese në ndërtimin e një force të besueshme, profesionale dhe gjithëpërfshirëse.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.