Gjeneral Rama priti në takim lamtumirës atasheun turk të mbrojtjes, kolonel Ersoz

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti në takim lamtumirës, atasheun e mbrojtjes së Turqisë në Kosovë, kolonel Ismail Cenkeri Ersoz.Me këtë rast, gjeneral Rama falënderoi kolonelin Ersoz për kontributin e vazhdueshëm të tij dhe Forcave turke në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. Gjithashtu, ai i shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm përgjatë mandatit të tij për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët.Mbi këtë motivacion, gjeneral Rama dekoroi me medaljen \”Shërbim vetëmohues\”. Nga ana e tij, kolonel Ersoz, i shprehu gjeneral Ramës, mirënjohjen e lartë për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë gjatë mandatit të tij, duke besuar fuqishëm, se si gjithmonë, ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen nga pasuesi i tij kolonel Çagdas Akif Kahraman, në funksion të avancimit të mëtejmë të partneritetit ushtarak mes dy forcave.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.