Gjeneral Rama nderon me medalje shefen e Zyrës Amerikane për Bashkëpunim të Mbrojtjes, major Courtney Olson

Në shenjë të mirënjohjes dhe falënderimit për shërbimin e shquar dyvjeçar, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim lamtumirës, shefen e Zyrës për Bashkëpunim të Mbrojtjes të Ambasadës së SHBA-së (US ODC), Major Courtney Olson.Me këtë rast, gjeneral Rama, falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për lidershipin e shkëlqyeshëm të major Olson si dhe kontributin e angazhimin e saj të madh në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së përmes bashkëpunimit të ngushtë mes US ODC-së dhe FSK-në. Mbi këto vlerësime, gjeneral Rama i ndau Medaljen për “Shërbim vetëmohues” me motivacion “për mbështetjen e saj vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme me vizionin, lidershipin dhe angazhimin e saj strategjik, cilësi këto thelbësore në mbështetje të zhvillimit të FSK-së”. Në fund, gjeneral Rama theksoi se kontributi, ekspertiza dhe mbështetja e major Olson vlerësohen shumë nga i gjithë lidershipi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe padyshim i gjithë progresi si dhe arritjet e FSK-së, gjatë kësaj periudhe, janë gjithashtu rezultat i punës dhe përpjekjeve të mëdha të saj.Nga ana e saj, major Olson, falënderoi gjeneral Ramën për vlerësimin dhe medaljen duke shprehur impresionet e saj të mëdha gjatë shërbimit, vlerësimin e lartë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së si dhe ndjenjën e veçantë dhe krenarinë që edhe vet është pjesë e këtyre sukseseve.Ajo në fund shprehu besimin e fuqishëm se e ardhmja e FSK-së është e sigurtë dhe se ritmi dhe niveli i bashkëpunimit me pasuesin e saj sikur edhe mbështetja për FSK-në nga US ODC, do të vazhdoj njëjtë edhe në të ardhmen.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.