Gjeneral Rama merrë pjesë ne Konferencën e 24-të të Shefave të Mbrojtjes në Nismën Rajonale, Karta SHBA-Adriatik (A5)

Mbrojtjes në Nismën Rajonale, Karta SHBA-Adriatik (A5)Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, nga data 27 shtator, po merrë pjesë në Konferencën e 24-të të Shefave të Mbrojtjes në kuadër të Nismës Rajonale, Karta SHBA-Adriatik (A5)), që bashkë-organizohet nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara dhe Forcave të Armatosura Kroate, në Split të Kroacisë.Gjatë konferencës, udhëheqësit ushtarakë nga vendet anëtare të Kartës, si dhe shtetet me status të vëzhguesit, diskutuan qasjet e përbashkëta për të adresuar kërcënimet dhe sfidat e sigurisë kolektive të lidhura me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes rajonale. Ata gjithashtu riafirmuan angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dhe thellimin e fushave të bashkëpunimit ushtarak midis vendeve të Kartës. Shefat e mbrojtjes gjithashtu pranuan sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19 dhe u angazhuan për zhvillimin e aftësive për t’iu përgjigjur fatkeqësive të shkaktuara nga njeriu dhe ato natyrore, përfshirë pandemitë e ardhshme.Në këtë takim, shefat e mbrojtjes riafirmuan mbështetjen e tyre ndaj Kartës dhe shprehën mbështetjen për politikën e NATO -s me Dyer të Hapura, duke u zotuar të mbështesin aspiratat e vendeve të Evropës Juglindore për t’u bashkuar me Aleancën.\”Secili nga kontributet individuale të kombeve tuaja në drejtim të rritjes së gatishmërisë së NATO -s vlen të njihet,\” tha gjenerallejtënanti i ushtrisë amerikane, Mike Howard, zëvendës komandant i Komandës Evropiane të SHBA-së. \”Kjo konferencë ilustron angazhimin tonë kolektiv ndaj parimeve të qëndrueshme të Kartës SHBA-Adriatik dhe një angazhim të përbashkët për prosperitetin dhe sigurinë e këtij rajoni.\” tha ai.Në fjalimin e tij, gjeneral Rama, falënderoj Komandën Evropiane të SHBA-së si dhe shtetet anëtare të Kartës, për mbështetjen e vazhdueshme ne zhvillimin e kapaciteteve te FSK-se me mision te ri. Lidhur me temën kryesore të konferencës, “Avancimi i Ndërveprueshmërisë në kuadër të Kartës”, gjeneral Rama theksoi se “ndërveprueshmëria është element kritik ne ballafaqimin e sfidave te përbashkëta të sigurisë dhe se ky element duhet të zhvillohet edhe me tej përmes trajnimeve dhe aktiviteteve tjera të përbashkëta”. Në fund, gjeneral Rama, ritheksoj gatishmërinë e Republikës së Kosovës, për të qenë anëtare e plote e Kartës, dhe të ofroj kontributin e nevojshëm në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.Gjatë konferencës, ai realizoi takime bilaterale me gjeneral Howard, shefin e mbrojtjes se Republikës së Kroacisë, Admiralin Robert Hranj, dhe shefin e mbrojtjes së Republikes se Shqipërisë, gjeneral major Bajram Begaj, me temë kryesore për rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.Karta SHBA-Adriatik A5, u formua me detyrën kryesore për të mundësuar vendet në Evropën Juglindore të ndjekin, dhe përfundimisht, të marrin anëtarësimin e plotë në NATO. Që nga krijimi i tij në 2003, katër shtete të Kartës i janë bashkuar NATO-s, me Maqedoninë e Veriut, si më e fundit, vitin e kaluar.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.