Gjeneral Rama dekoroi me medalje atasheun italian të mbrojtjes, kolonel Giuseppe Montalto

Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim lamtumirës atasheun jo-rezident italian të mbrojtjes për Kosovën, kolonel Giuseppe Montalto, me rastin e përfundimit të misionit të tij.Me motivacion për ndihmën e jashtëzakonshme dhe vetëmohuese gjatë misionit të tij tre vjeçar, Gjeneral Rama, e dekoroi kolonel Montalto me medaljen për „Shërbim Vetëmohues“. Me këtë rast, gjeneral Rama theksoi se vizioni strategjik, udhëheqja dhe përkushtimi i kolonel Montaltos kanë qenë shumë të rëndësishme në zhvillimin e FSK-së.Nga ana e tij, kolonel Montalto falënderoi Gjeneral Ramën për vlerësimin dhe shprehu admirimin e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë shërbimit të tij.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.