Gjeneral Kudusi Lame uroi gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së

Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla priti në vizitë ish-komandantin e Divizionit të Kukësit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral Kudusi Lame.

Fillimisht, gjeneral Lame e uroi gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së, duke shprehur besimin e plotë se me lidershipin e tij, FSK do të ngrisë edhe më tej nivelin e përgjegjësisë kushtetuese dhe ligjore si dhe avancimit të saj në ushtri me vlerat më të larta morale dhe kombëtare.

Nga ana e tij, gjeneral Jashari e falënderoi gjeneral Lamen për urimet si dhe rikujtoi me pietet të lartë kontributin shumë të madh të tij si ushtarak dhe patriot si dhe gjithë vëllezërve dhe motrave të Republikës së Shqipërisë për mbështetjen e kauzës së lirisë dhe pavarësisë Kosovës.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.