Gjeneral Jashari realizoi vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, nga data 27 shkurt 2022 deri më datë 2 mars 2022, realizoi vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë si pjesë e delegacionit shtetëror të prirë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani.
Gjatë vizitës, si pjesë e delegacionit shtetëror, Gjeneral Jashari u takua me krerët më të lartë shtetërorë, duke përfshirë Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taib Erdoan, kryetarin e Parlamentit të Turqisë, z. Mustafa Shentop si dhe shumë udhëheqës tjerë institucional turq.
Takim i veçantë u realizua me Shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, Gjeneral Jashar Gyler.
Gjeneral Jashari dhe homologu i tij diskutuan rreth bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve me fokus në planet bilaterale duke përfshirë programet e shkollimit, stërvitjet e përbashkëta dhe hulumtimin e fushave të veçanta të bashkëpunimit.
Në fund, Gjeneral Gyler ftoi Gjeneralin Jasharin për vizitë zyrtare në Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë.
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.