Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari sot priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ferenc Kajari.
Gjatë këtij takimi, Gjeneral Jashari vlerësoi punën e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe së bashku shqyrtuan bashkëpunimin e deritashëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen si dhe për mbështetjen e KFOR-it në realizimin e stërvitjeve të FSK-së.
Në fund të dy gjeneralët, u pajtuan edhe për vazhdimin e takimeve të përbashkëta në funksion të koordinimit të aktiviteteve në mes të KFOR-it dhe FSK-së.