Gjeneral Jashari bisedoi me Gjeneral Miller

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari pati një diskutim të rëndësishëm me Drejtorin e Politikave, Planeve, Strategjive dhe Kapaciteteve në Komandën Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM), Gjeneralmajor Charles Miller.

Gjatë diskutimit, të dy gjeneralët u pajtuan që FSK-ja dhe Forcat Amerikane të koordinohen rreth sigurisë rajonale dhe globale, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së si forcë moderne në të mirë të sigurisë së vendit dhe rajonit.

Në funksion të kësaj, bashkëpunimi me EUCOM dhe Ushtrinë Amerikane në Evropë do të jetë shtylla e marrëdhënieve bilaterale ushtarake mes dy vendeve tona.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.