Gjeneral brigade Irfete Spahiu priti atasheun e Mbrojtjes të Kroacisë, kolonelin Marijana Pleša Čadonić

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, gjeneral brigade Irfete Spahiu, priti sot në vizitë zyrtare atasheun jo rezident të Mbrojtjes së Kroacisë në Kosovë, kolonel Marijana Pleša Čadonić. Komandanti i KDS-së, gjeneral Spahiu, me këtë rast, e njoftoi kolonelin Čadonić lidhur me procesin e zhvillimeve dhe të arriturat e përgjithshme të KDS-së.
Gjeneral Spahiu e falënderoi atasheun kroat për bashkëpunimin dhe për mbështetjen e madhe në vazhdimësi të ushtrisë kroate për FSK/KDS-në.
Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen edhe në fushën e trajnimit.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.