FSK së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë mbështesin Programin e përbashkët të pastrimit në zonën e Liqenit të Fierzës

Në zonën ndërkufitare Kosovë- Shqipëri të Morinës, organizuar nga organizata vullnetare për mbrojtjen e ambientit me mbështetjen nga ministritë respektive të infrastrukturës dhe ministrive të mbrojtjes së dy vendeve, u realizua Programi i përbashkët i pastrimit në zonën Programin e përbashkët të pastrimit në zonën e Liqenit të Fierzës.Programit të sotëm, krahas, vullnetarëve nga organizatat përkatëse së bashku me kontingjentet e forcave ushtarake të dy vendeve, iu bashkuan edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, ministrja e INT-së, Rozeta Hajdari, zv.ministrja e MPHI-së, Linda Çavdërbasha, si dhe homologët nga Qeveria dhe FA të Republikës së Shqipërisë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe zv.ministrja e Mbrojtjes, Dallendyshe Bici.Me këtë rast, në adresimin e tij para pjesëmarrësve në program, Ministri Mehaj theksoi se me këtë aksion, dëshmojmë se vullneti ynë është vullnet për të pastërtën, të bukurën, të natyrshmen që i duhet jo vetëm popullit tonë në dy shtetet, por të gjithë popujve dhe të gjithë njerëzimit. Gjithashtu, ai tha se “ushtria përveç që është gjithmonë e gatshme të përballet me kërcënime dhe rreziqe të karakterit ushtarak, ajo është e gatshme dhe çdo qast në veprim për të parandaluar dhe evituar fatkeqësitë dhe katastrofat natyrore dhe ato të shkaktuara nga faktori njeri”.Aksioni u realizuar me sukses dhe nga të gjithë pjesëmarrësit u vlerësua se programe të ngjashme të organizohen edhe në të ardhmen.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.