FSK-ja zhvillon trajnime në qendrën e skijimit në Brezovicë

Pjesëtarët e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) gjatë javës së kaluar kanë realizuar trajnimin njëjavor „Përgatitja për lider në male“, i cili u mbajt në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Gjatë realizimit të këtij trajnimi rifreskues u shtjelluan tema të ndryshme për kërkim-shpëtim si në pjesën teorike ashtu edhe në atë praktike.Disa nga temat ishin: Operimi me litar në kushte dimri, operimi me ski, njohja me rreziqet nga ortekët e bores, mbijetesa në kushte dimri, ndihma e parë, bartja dhe evakuimi i viktimës me anë të skijave e të tjera.

Qëllimi i trajnimit ishte mbajtja e nivelit të gatishmërisë si dhe përgatitja sa më e lartë profesionale e personelit të Qendrës Trajnuese për të kryer operacione të ndryshme në zonat më problematike në male.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.