FSK-ja trajnon zjarrfikësit e Kosovës për “Mbijetesë dhe shpëtim në ujëra”

Në Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QTKSH) të FSK-së, në kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin, zjarrfikësit nga Kamenica, Peja, Gjilani, Klina, Gjakova, Drenasi, Mitrovica dhe Suhareka përfunduan kursin për “Mbijetesë dhe shpëtim në ujëra”.
Trajnimi u realizua nga Instruktorët e Qendrës Trajnuese të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe është zhvilluar në një periudhë 4 ditore në lokacione të ndryshme: Pomozotin, në pishinë në Banje dhe në liqenin e Batllavës.
Zjarrfikësit teorikisht dhe në mënyrë praktike përvetësuan aftësi në shpëtimin dhe trajtimin e viktimave të aksidentuara nga uji, përfshirë këtu teknikat e notit efektiv, ndërtimin e mjeteve të improvizuara të lundrimit dhe teknikat e shpëtimit të viktimave nga vështirësitë në ujë. Veprimet si reagues të parë si dhe trajtimi mjekësor kanë përbërë një pjesë të madhe të trajnimit duke bërë kështu që zjarrfikësit të kalojnë nëpër skenarë të ndryshme për të ushtruar dhe praktikuar ato aftësi.
Prezent në ceremoninë e certifikimit ishin z. Shefki Abdullahu dhe z. Agim Haziri nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, nënkolonel Shpend Zogaj dhe shef i Stafit të Gardës Kombëtare të cilët përgëzuan dhe uruan zjarrfikësit dhe instruktorët e QTKSH-së për motivimin dhe punën e palodhshëm të treguar gjatë trajnimit si dhe dedikimin ndaj punës së përbashkët për të shpëtuar jetë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.