FSK-ja trajnohet nga trajnerët e ushtrisë britanike

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj, sot u mbajt ceremonia ecertifikimit të 28 kursantëve në „Kursi i Lidershipit për Udhëheqësit e Rinj“, i cili u realizua në periudhën kohore 09.09 – 03.10.2019, nga instruktorët e BMATT të ushtrisë së Britanisë. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjeneral majori Enver Cikaqi, i cili vlerësoi lart zhvillimin e lidershipit te kursantët. „ Zhvillimi i lidershipit te kursantët, veçanërisht te lidershipi i bazuar në vlera, është një metodë e udhëheqjes e cila përdor një përzierje të stileve të ndryshme të lidershipit për të arritur efektin më të mirë“. Udhëheqësi i ekipit të BMATT-it, kapiteni Anthony Kinsella, shprehet se ai dhe ekipi i tij ndihen të nderuar që punojnë me pjesëtarët e FSK-së: „Ne jemi krenarë që jemi pjesë e kontributit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në institucionet e sigurisë të Kosovës dhe në mënyrë të veçantë në zhvillimin e FSK-së, derisa po kalon në mandatin e ri. Jam i entuziazmuar kur shoh zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të BMATT-it me FSK-në dhe mirëpres mundësinë e ardhshme për bashkëpunim të vazhdueshëm dypalësh në mjedisin e trajnimit“. Po ashtu, gjatë fjalës së tij, zv. komandanti i KDS-së, koloneli Mehmet Lladrovci, tha se ky trajnim është edhe një tregues i fortë për këtë zhvillim profesional, i cili vjen si rrjedhojë e njëbashkëpunimi shumë të lartë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kursi ishte njëmujor dhe mjaft sfidues si nga pikëpamja psikike ashtu edhe fizike. I gjithi ishte i fokusuar në lidership, komandim dhe mjedis taktik.<br\\> “Kursi i Lidershipit për Udhëheqësit e Rinj“, përfundoi me zhvillimin treditor të ushtrimit „Bohemian Resolve“, në të cilin përfshihen ushtrime reale për t’i sfiduar kursantët në kryerjen e operacioneve sfiduese fizike në nivel togu. Qëllimi i këtij kursi është që nënoficerët dhe oficerët e rinj, të mësojnë taktikat e këmbësorisë si një mjet për të zhvilluar udhëheqjen dhe komandimin.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.