FSK-ja shpërndan dhurata për fëmijët e komuniteteve

Kompania për Operacione me Civil (KOC) e Forcës së Sigurisë të Kosovës në bashkëpunim me Komandën e Logjistikës, ka mbështetur projektin „EDI 3“, në aktivitetin simbolik, i cili u realizua në Komunën e Fushë Kosovës, për shpërndarjen e 650 pakove me dhurata për fëmijë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.Projekti EDI 3, është projekt i organizuar nga; Balkan Sunflowers, The ideas Partnership dhe Play international, i cili promovon vlerat e diverzitetit dhe integrimin e minoriteteve në shoqërinë tonë.<br\\><br\\>FSK-ja edhe kësaj radhe, po dëshmon se është në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallime etnie, feje apo gjinie, dhe angazhohet që shoqëria jonë të ndjehet e sigurt dhe të jetojë në harmoni.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.