FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar ,,KFOR 28”

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës nga Kompania e Materieve të Rrezikshme (MKAB) e Gardës Kombëtare po merr pjesë në ushtrimin fushor ndërkombëtar ,,KFOR 28”në bazën ushtarake amerikane Hohenfels të Republikës Federale të Gjermanisë. Ushtrimi fushor ,,KFOR 28” trajnon dhe përgatit trupat për mision në Kosovë. Ky ushtrim është vlerësues për trupat para zbarkimit për mision, përkatësisht me fokus kryesor situatën aktuale në territorin e Kosovës.

,,KFOR 28” ofron informacione paraprake dhe të mjaftueshme lidhur me mjedisin operacional, situatën sociale, politike, ushtarake dhe ekonomike në vend. Përveç aspektit të planifikimit trajnon të gjithë personelin në aspektin fizik, mental dhe taktik.Qëllim i këtij ushtrimi është ngritja e profesionalizmit të njësisë së MKAB-së, përgatitja e tyre për të vepruar dhe punuar në mjedis të kombinuar shumëkombësh si dhe shkëmbimi i përvojave.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.