FSK-ja në mbështetje të manastirit të Shën Arkangjelit në Prizren

Një ndër prioritet e Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ) është edhe realizimi i projekteve humanitare. Në veçanti ndihma ndaj komuniteteve të Kosovës, e cila nuk ka munguar asnjëherë, është njëri ndër objektivat e komandantit të FSK-së.Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses projektin humanitar për rregullimin e urës në manastirin e Shën Arkangjelit në Komunën e Prizrenit.

Projekti ka filluar më 11.12.2019. FSK-ja në këtë projekt ka qenë e angazhuar me personel dhe me pajisje xheniere të Njësisë së Gardës Kombëtare (GK). Projekt kishte në fokus largimin e urës së vjetër, e cila tashmë ishte bërë rrezik për kalimtarët që frekuentonin pjesën e manastirit, dhe zëvendësimi i saj me urën e re. Projekti për mbështetjen e manastirit Shën Arkangjeli u realizua me kërkesën e UNDP-s në bashkëpunim me Komunë e Prizrenit.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.