FSK-ja merr mirënjohje nga Oda e Mjekëve të Kosovës

Oda e Mjekëve të Kosovës, sot në një ceremoni rasti i ndau mirënjohje Forcës së Sigurisë të Kosovës, për punën e palodhshme gjatë pandemisë Covid-19, me motivacionin: “Mirënjohja ndahet për profesionistët shëndetësoren, vullnetarët dhe stafin mbështetës, për kontributin e veçantë të dhënë në luftë me pandeminë Covid-19”. Mirënjohjen në emër të FSK-së, e pranoi koloneli, dr. Xhevdet Tahiraj, drejtor i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes nga kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, dr. Pleurat Sejdiu. Zoti Sejdiu falënderoi FSK-në për angazhimin e palodhshëm në ndihmë të institucioneve shëndetësore të Kosovës gjatë pandemisë Covid 19.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.