FSK-ja mban trajnimin „Reagimi ndaj emergjencave natyrore“ në shkollën fillore në Prizren

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) të Qendrës trajnuese ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit nga Garda Kombëtare, gjatë kësaj jave kanë realizuar trajnimin një ditor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët „Abdyl Frashëri“ në Prizren.Në këtë trajnim përveç mësimdhënësve morën pjesë edhe punëtorët teknik dhe sigurimi i shkollës me qëllim të vetëdijesimit të tyre në rast të ndonjë fatkeqësisë natyrore, ku rol të veçantë i kushtuan reagimet ndaj tërmeteve me q‘rast vendosen edhe shenjat emergjente në dy objektet e shkollës.

Në këtë shkollë aktualisht vijojnë mësimin rreth 2 mijë nxënës; shqiptarë dhe të komunitetit turk dhe boshnjak.Ky trajnim është koordinuar nga Kompania për Operacione me Civilë (KOC) dhe Ekipit Mbështetës Civilo-Ushtarak nga ambasada Amerikane. KOC dhe FSK angazhohet në realizimin e aktiviteteve me fokus të veçantë në gjithë përfshirjen e të gjitha komuniteteve.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.