FSK-ja mban trajnim për Policinë e Kosovës

Kompania për Operacione me Civil (KOC) e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), me datë: 11 shkurt 2020, në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, ka mbajtur trajnimin “Angazhimi me Lider Kyç”. Ky trajnim është zhvilluar në vazhdën e bashkëpunimit dhe mbështetjes së FSK-së, për institucionet e Republikës së Kosovës, në të cilin kanë marrë pjesë; 25 zyrtar policie, nga stacionet e Prizrenit, Dragashit, Suharekës dhe Mamushës.

Bazuar në nevojat e institucioneve të Republikës së Kosovës, FSK-ja i mbështet të gjitha institucionet ne ngritjen e kapaciteteve të tyre operacionale.Ky trajnim është koordinuar nga Kompania për Operacione me Civilë (KOC) si dhe nga Ekipi Mbështetës Civilo – Ushtarak nga ambasada e SHBA-ve, në Prishtinë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.