FSK-ja ka kapacitete profesionale për kërkim-shpëtim urban

Në organizimin të Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë (UBT) në Kampusin Inovativ në Lipjan, u mbajt dje, konferenca me temën: „Sa është e gatshme Kosova të përballojë një tërmet me intensitet të ngjashëm me tërmetin e datës 26 nëntor 2019, në Durrës”, si dhe mundësia e përballjes ndaj këtyre fatkeqësive natyrore. Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi, si dhe përfaqësues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave, si dhe ekspertë dhe profesorë vendor dhe rajoni të kësaj fushe. Në fjalën e tij, koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci, i njoftoi të pranishmit në përgjithësi për kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sidomos në fushën e kërkim-shpëtimit urban.„Bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar, Forca e Sigurisë së Kosovës, klasifikohet si funksion mbështetës emergjent, dhe vetëm në fushën e xhenios (njësitet e inxhinierisë civile) kanë funksion parësor“. Koloneli Ejup Maqedonci, gjithashtu, i ka informuar të pranishmit se: „Në kuadër të saj, FSK-ja ka katër komanda kryesore: Komandën e Forcave Tokësore, Komnadën e Gardës Kombëtare, Komandën e Logjistikës dhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Garda Kombëtare e FSK-së, në kuadër të saj, ka kapacitetet e kërkuara për reagim në rast katastrofash, në mesin e tyre dhe kapacitetet për reagim në rastet e tërmeteve.

Në përbërje të Kompanisë së Kërkim-Shpëtimit, është Togu i specializuar për Kërkim Shëptim Urban, që është i dizajnuar për kërkim dhe shpëtimin e jetërave të njerëzve në raste të shembjeve të ndërtesave, si pasojë e tërmeteve apo fatkeqësive tjera natyrore“, tha në fund koloneli Maqedonci.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.