FSK-ja gjeti trupin e pajetë të Naim Gashit në lumin Drin tek „Ura e Fshajtë“

Sot, njësiti i Kërkim – Shpëtimit i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjatë operacionit kanë gjetur trupin e pajete të Naim Gashit (47) nga fshati Sapniq (Rahovec), i cili më 26 janar ishte hedhur nga „Ura e Fshajtë“ në lumin Drin. Kompania e Kërkim – Shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së, operacionin e kërkimit e ka filluar më 26 janar 2021, deri më datë: 22 shkurt 2021, ku sot, rreth orës 1400, kanë arritur ta gjejnë trupin e të ndjerit.Ky operacion përkundër vështirësive që ka pasur, duke marrë parasysh nivelin e madh të vërshimeve, temperaturave të ulëta dhe rreziqeve tjera, falë profesionalizimit, përvojës së madhe të pjesëtarëve të FSK-së, vendosmërisë dhe përkushtimit kanë arritur që ta gjejnë trupin e pajetë të Naim Gashit.

Ekipet KSH-së, gjatë realizimit të këtij operacioni kanë pasur bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës, regjioni i Gjakovës, komunën e Rahovecit dhe klubin e zhytjes „Trepça“.Pjesëtarët e Gardës Kombëtarë, përkatësisht Kërkim – Shpëtimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës, njihet për profesionalizmin e tyre, duke marrë parasysh përvojën, shkollimin dhe trajnimin profesional që kanë kryer në shumë shtete anëtare të NATO-s, si dhe kanë marrë pjesë në kryerjen e shumë operacioneve të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.