FSK-ja gjeti trupin e pa jetë të qytetarit M. K. nga fshati Begaj Komuna e Vushtrrisë

Ekipi i Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot rreth orës 1050 ka gjetur trupin e pa jetë të qytetarit Musli Krasniqit nga fshati Begaj, Komuna e Vushtrrisë, i cili ishte zhdukur kohë më parë.
Operacioni i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara, kurse në ditën e sotme, 04.11.2019, kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës, në një pus në afërsi të fshatit Begaj.
Më pas, Ekipi i KSH-së të FSK-së, trupin e pajetë të Musli Krasniqit ia dorëzoi Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.