FSK-ja filloi mbajtjen e ligjëratave për vetëdijesimin e nxënëseve nga rreziku i mjeteve të pashpërthyera

Edhe këtë vit, instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së, kanë filluar mbajtjen e ligjëratave për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i minave dhe mjeteve të tjera të pashpërthyera.Ky aktivitet, po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, si dhe me drejtoritë e arsimit të komunave të Kosovës. Instruktorët e FSK-së, ligjëratat e para i mbajnë sot në katër shkolla fillore të komunës së Prishtinës, për të vazhduar ditëve të ardhshme, me ligjërata edhe në shkollat fillore të mesme të Podujevës, Drenasit, Fushë-Kosovës, Junikut, Shtimes, Gjakovës dhe Mitrovicës.Nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillore „Ali Kelmendi“ në fshatin Barilevë-Komuna e Prishtinës, u shpreh falënderues për ligjëratat e FSK-së. Ndërsa, drejtori i kësaj shkolle, z. Rrustem Xhafolli, u shpreh se: „nxënësit tanë përveç që kanë nevojë që të marrin njohuri të reja, rreth kësaj teme mjaft të rëndësishme, ata kanë nevojë, gjithashtu, që të jenë sa më afër me pjesëtarët e ushtrisë sonë”.Interesimi i nxënësve gjatë ligjëratave ishte i madh për t’u pajisur me njohuri të reja, rreth mjeteve të pashpërthyera dhe rreziqeve të mundshme nga to, si dhe përdorimin e procedurave standarde në rastet kur i hasin ato.

Ligjëratat për vetëdijesimin e nxënësve; për rrezikun nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera eksplozive, FSK-ja i realizon çdo vit, gjatë sezonit dimëror, kohë, kjo kur pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit e shfrytëzojnë për rifreskimin e njohurive, mbajtjen e gatishmërisë dhe pajisjen e nxënësve me njohuri të reja, rreth minave dhe mjeteve të tjera të pashpërthyera.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.