Forca e Sigurisë së Kosovës në mbështetje të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës

Bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë operacionale në nivelin 2 dhe ka krijuar Forcën për Detyrë.

Me njësitë e specializuara për të realizuar operacione në kuadër të Mbështetjes Ushtarake Autoriteteve Civile, ka vendosur në gatishmëri personelin, pajisjet dhe sistemet për të parandaluar dhe mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës nga pandemia “COVID 19”. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, udhëzon qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat, kufizimet dhe udhëzimet e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe apelon tek të gjithë që të rrisin masat e kujdesit, por në asnjë moment mos të krijojmë frikë dhe panikë.

Respektimi i rregullave dhe kufizimeve është ndihma më e madhe që secili qytetar i Republikës së Kosovës i bën vendit dhe shoqërisë. Forca e Sigurisë së Kosovës ju siguron se do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për ti dale në ndihmë në çfardo situate.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.