Forca e Sigurisë e Kosovës mban trajnim për Policinë e Kosovës

Kompania për Operacione me Civil (KOC) e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjatë javës së kaluar ka mbajtur trajnimin „Angazhimi me Lider Kyç“ për Policinë e Kosovës të Drejtorisë Rajonale të Gjilanit.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin oficerët policorë të stacioneve policore të Gjilanit, Novobërdës, Kamenicës, Ranillukut, Vitisë, Parteshit dhe Kllokotit.
Ky trajnim është organizuar në vazhdën e bashkëpunimit dhe mbështetjes së FSK-së për institucionet e Republikës së Kosovës.
Bazuar në nevojat e institucioneve të Kosovës, FSK-ja mbështet të gjitha institucionet në ngritjen e kapaciteteve të tyre operacionale.
FSK-ja është e gatshme dhe ka për synim mbështetjen e të gjitha institucioneve me fokus gjithë përfshirjen etnike dhe gjinore.
Ky trajnim është planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përkatësisht nga KOC dhe EMCU (Elementi Mbështetës Civil Ushtarak).

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.