Forca e Sigurisë e Kosovës fitoi Medaljen e Argjendtë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”

Në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë „Cambrian Patrol 19“, ekipi i Forcës së Sigurisë të Kosovës arriti që të rrëmbej Medaljen e Argjendtë. Gara patrulluese filloi më datën 16 tetor 2019 dhe zgjati 48 orë, pa ndërprerë, ku morën pjesë gjithsej 132 ekipe, prej të cilave 34 ishin nga shtetet e ndryshme. Kjo është hera e tretë që FSK-ja po merr pjesë në garën ndërkombëtare ushtarake „Cambrian Patrol“, e cila organizohet nga Brigada e Këmbësorisë 160-të e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar. Përveç Republikës së Kosovës, në garën „Cambrian Patrol 19“ në Mbretërinë e Bashkuar, morën pjesë edhe ekipet e forcave të armatosura të vendeve të rajonit, si nga Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Greqia. Gara „Cambrian Patrol 19“ është një aktivitet shumë sfidues dhe prestigjioz ushtarak që teston të gjitha aftësitë themelore ushtarake të ushtarit të sotëm, duke rritur aftësinë e udhëheqjes dhe nivelin e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.