Fjala e Ministrit të Mbrojtjes Anton Quni për 100 ditëshin e parë të Qeverisë së Republikëssë Kosovës

Në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, bazuar në përgjegjësitë e mia zyrtare dhe profesionale, iu njoftoj me punën e 100 ditëshit të parë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjegjësisht realizimit të aktivitetet kryesore të saj. Me kënaqësi iu njoftoj se, përkundër situatës së paparashikuar të shkaktuar nga pandemia COVID-19, Ministria e Mbrojtjes ka arritur me sukses të realizoj pjesën më të madhe të aktiviteteve të planifikuara për periudhën e 100 ditëshit të parë të Planit vjetor të Qeverisë dhe Ministrisë, në funksion të përmbushjes së objektivave programor të qeverise dhe të miat si Ministër i mbrojtjes. Meqë jemi në vitin e dytë të procesit të tranzicionit të FSK-së në misionin e forcës ushtarake, edhe objektivat tanë janë me fokus në përmbushjen e aktiviteteve në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, gjithnjë në drejtim të arritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale të nevojshme për përmbushjen e misionit kushtetues dhe ligjor.Me synimin vjetor të përfundimit të pakos së dokumenteve strategjike dhe atyre planifikuese, kemi arritur të hartojmë draftin e dokumentit më të lartë strategjik të mbrojtjes- Strategjinë e Mbrojtjes dhe draftet e dy dokumente tjera strategjike si Strategjinë e Burimeve Njerëzore dhe bashkëpjesëmarrjen në hartimin e Strategjisë Shtetërore Pesëvjeçare për Siguri Kibernetike. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe është përgatitur Plani Trevjeçar i Punës së Qeverisë bazuar në prioritetet e Qeverisë nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Bazuar në planin legjislativ, në spektrin e hartimit të akteve ligjore dhe nënligjore të planifikuara kemi hartuar: Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për deminim humanitar; si dhe tri koncept-dokumentet si atë: për dërgim të FSK jashtë vendit; për Komponentin Rezervë; dhe për Policinë e Ushtarake. Koncept-dokumenti për shërbimin e obligueshëm ushtarak është në proces të diskutimit me partnerët tanë, krahas procesit të analizave dhe vlerësimeve të nevojshme para-inicuese për hartim.Gjatë kësaj periudhe, Ministria e Mbrojtjes, për herë të parë në nivel të vendit ka udhëhequr trajtimin e Pyetësorit të Transparency International për indeksin e korrupsionit në strukturat e mbrojtjes dhe sigurisë duke u trajtuar nga kjo organizatë me renome, krahas ministrive tjera të mbrojtjes nga e gjithë bota.Kemi vazhduar me aktivitetet e planifikuara që ndërlidhen me avancimin dhe zhvillimin e sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore, materiale, infrastrukturore, financiare.Kemi vazhduar me avancimin e standardeve të transparencës, llogaridhënies, integritetit, kredibilitetit dhe imazhit institucional. Në funksion të kësaj janë zhvilluar aktivitetet e koordinuara për kontrollin e brendshëm dhe transparencën e llogaridhënien e institucionit përmes Zyrës Kombëtare e Auditimit, Njësisë së Auditorit të Brendshëm dhe Inspektoratit të Përgjithshëm të FSK-së. Për këtë kam formuar edhe Komitetin e Auditimit të Brendshëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.Kemi vazhduar me aktivitetet në funksion të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në çështjet e mbrojtjes si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) dhe KFOR-in.Pas ndryshimit të misionit të MM dhe FSK-së është parë e nevojshme rishikimi i Marrëveshjeve Bilaterale (MOU) me shtetet partnere. Në këtë fazë janë nënshkruar planet bilaterale me: SHBA-në, Turqinë, Gjermaninë, Holandën, Shqipërinë dhe Francën dhe janë në proces planet bilaterale me Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut.Në funksion të sigurisë së vendit, Ministria e Mbrojtjes ka qenë në koordinim permanent dhe intenziv me strukturat tjera vendore të sigurisë si AKI-në dhe Policinë e Kosovës si dhe strukturat regjionale e lokale të sigurisë.Gjatë procesit të menaxhimit të krizës së pandemisë COVID-19, janë realizuar me sukses të plotë të gjitha detyrat e misionit të FSK-së në mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile, në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional me të gjitha institucionet vendore dhe partnere ndërkombëtare.Pjesëmarrja, kontributi dhe angazhimi ynë është ofruar që nga niveli udhëheqës qeveritar dhe ndërinstitucional deri në nivelet operacionale e taktike gjatë të gjitha fazave të planifikimit, gatishmërisë dhe reagimit në interval kohor të pandërprerë 24/7.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.