Filloi procesi planifikues për pjesëmarrjen e fuqishme në Stërvitjen më të madhe në Evropë të forcave amerikane me aleatë ,,Defender Europe 23”

Ministria e Mbrojtjes përmes Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së si dhe me të gjitha strukturat komanduese dhe shtabore të të gjitha niveleve të FSK-së ka filluar procesin planifikues për pjesëmarrjen e fuqishme në Stërvitjen ,,Defender Europe’23”. Me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizitoi oficerët, nënoficerët dhe nëpunësit në SHP të FSK-së për t’i uruar dhe përgëzuar për fillim të mbarë të ndërmarrjes më të madhe stërvitore në historinë tonë “Defender-Europe’23”, së bashku me forcat e 28 vendeve aleate, të udhëhequra nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë dhe Afrikë. Pas suksesit të vitit të kaluar, Republika e Kosovës, si vend pritës, dhe FSK me mbi një mijë trupa manovruese, krahas angazhimit në strukturat komanduese dhe shtabore të task-forcës shumëkombëshe, synon të realizojë me sukses të plotë, pjesën e përgjegjësisë operacionale dhe taktike të saj. Objektivë kryesore e Ministrisë së Mbrojtjes për vitet 2022/23 është zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë. Ministri Mehaj theksoi se “Defender-Europe’23” do të jetë sprova jonë, që do ta realizohet me sukses të plotë dhe do të ri-konfirmohet fuqishëm se: “jemi të gatshëm plotësisht për të dhënë kontributin efektiv bashkë me forcat e vendeve aleate në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, kontinental dhe global”.
   
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.