Fëmijët e qendrës Down Syndrome Kosova realizuan aktivitete me ushtarakët e FSK-së

Në vigjilje të Ditës Botërore të Sindromës Down, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, sot, në Kazermën “Adem Jashari” kanë organizuar pritje për fëmijët e qendrës Down Syndrome Kosova.

Me këtë rast, në aktivitetet e organizuara për ta nga ushtarakët tanë ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Fëmijët së bashku me ushtarakët tanë realizuan aktivitete të ndryshme të karakterit sportiv, artistik e socializues.

Në vazhdim Ministri Mehaj u ndau mirënjohje në shenjë vlerësimit të lart të performancës së tyre dhe para të pranishmëve, ndër të tjera, ai theksoi se “sot është një nga ditët më të mira të tij”.

Në vazhdim, Ministri Mehaj theksoi se mirënjohjet që u ndamë sot nuk janë vetëm për përkushtimin e treguar në realizimin e aktiviteteve por dhe në mesazhin që përçojnë gjithmonë, e padyshim këtu rol të madh kanë prindërit e mësimdhënësit e përkushtuar, institucionet, të cilët mundësojnë që këta fëmijë të shfrytëzojnë tërë potencialin e tyre e të jetojnë të pavarur si pjesa tjetër e shoqërisë.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, angazhohemi që të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht sfidave dhe nevojave që ata mund të kenë, ta zhvillojnë një jetë të dinjitetshme në vendin tonë, dhe në këtë drejtim do të shërbejmë e do të jemi bashkëpunëtorët e parë të tyre.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.