Është nënshkruar Protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë

Sot, është nënshkruar protokolli i bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Qendrës për Integritet të në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë. Marrëveshja u nënshkrua nga Sekretarja e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj në prezencën e z Florian Qehaja, Udhëheqës i Ekipit për Kosovë, i Qendrës për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes së Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë.

Ky projekt bashkëpunimi për periudhën e ardhshme 4 vjeçare, ka në fokus të ofrojë asistencën teknike në fushën e integritetit, menaxhimin e resurseve njerëzore dhe prokurimin publik; si dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes në fushat respektive.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.