Është mbajtur trajnimi me temën “Ligji për Zyrtarët Publik: Përmbajtja kryesore dhe dallimet me ligjin paraprak”,

Ka filluar implementimi i aktiviteteve sipas Protokollit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë. Me këtë rast, është mbajtur trajnimi me temën “Ligji për Zyrtarët Publik: Përmbajtja kryesore dhe dallimet me ligjin paraprak”, ku janë diskutuar aspektet krahasimore të legjislacionit të ri për statusin e zyrtarëve publik si dhe detyrimet ligjore të institucioneve publike në procesin e implementimit.

Sekretarja e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj e vlerësoi shumë të vlefshme përkrahjen nga Qeveria Norvegjeze, ndërsa Florian Qehaja, Udhëheqës i Ekipit për Kosovë, i Qendrës për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes së Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë, theksoi se aktivitetet e projektit në këtë fazë, do te fokusohen në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes me aktivitete trajnuese por edhe me asistencë teknike nga fusha e menaxhimit të burimeve njerëzore.Ky projekt bashkëpunimi për periudhën e ardhshme 4 vjeçare, ka në fokus të ofrojë asistencën teknike në fushën e integritetit, menaxhimin e resurseve njerëzore dhe prokurimin publik; si dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes në fushat respektive.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.