Enver Dugolli rikthehet në detyrën e zëvendësministrit të mbrojtjes

Sipas vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot, pranoi detyrën e zëvendës ministrit të mbrojtjes, ish-veprimtari i çështjes kombëtare, ish-oficeri i TMK-së dhe FSK-së, si dhe ish-atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, gjeneral brigade në pension Enver Dugolli.Me këtë rast, zëvendësministri Dugolli u prit nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Inspektori i përgjithshëm i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj dhe shefja e Kabinetit të Ministrit, Agime Gashaj.

Bazuar në përvojën e gjatë profesionale ushtarake në detyra dhe përgjegjësi të rëndësishme, njohjen me proceset zhvillimore nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, roli dhe kontributi i zëvendësministrit Dugolli vlerësohet të jetë shumë i rëndësishëm.Zv.Ministri Dugolli detyrën e njëjtë e ushtroi edhe në mandatin e Qeverisë së parafundit të Republikës së Kosovës.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.