Enver Dugolli emërohet Zëvendësministër i Mbrojtjes

Sipas vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot, pranoi detyrën e zëvendës ministrit të mbrojtjes, ish-veprimtari i çështjes kombëtare, ish-oficeri i TMK-së dhe FSK-së, si dhe ish-atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, gjeneralbrigade në pension Enver Dugolli.

Me këtë rast, zëvendës ministrit Dugolli i dëshiruan mirëseardhje Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama dhe Shefi i Kabinetit të Ministrit , Jashar Ramadani.

Bazuar në përvojën e gjatë profesionale ushtarake në detyra dhe përgjegjësi të rëndësishme, në proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, roli dhe kontributi i zëvendësministrit Dugolli do të jetë me rëndësi të veçantë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.