Ekspertët amerikanë trajnojnë pjesëtarët e FSK-së

Në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë është duke u realizuar punëtoria njëjavore „Role 1 Medical Operations Development Workshop“, nga ekipi i ekspertëve amerikanë për pjesëtarët e Regjimentit të Mjekësisë të Forcës së Sigurisë të Kosovës.Punëtoria është ndarë në pjesën teorike dhe atë praktike, ku janë realizuar tema të ndryshme duke filluar nga: Ndihma e parë në fushëbetejë, procedurat standarde operative specifike dhe të përgjithshme, procesi i alarmimit të stafit mjekësor, evakuimi mjekësor e të tjera.

Në këtë punëtori, të zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit dypalësh të FSK-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 21 pjesëtarë të Regjimentit të Mjekësisë përfituan nga përvojat e shumta të trajnerëve amerikanë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.