Ekipet e instruktorëve amerikanë trajnojnë FSK-në

Ekipe të instruktorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë duke qëndruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për të organizuar një punëtori për pjesëtarët e FSK-së.Që nga data 20 janar në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë është duke u mbajtur punëtoria „Ground Mobility Maintanance“ në të cilën po marrin pjesë mbi 20 pjesëtarë të njësive të FSK-së.Kjo punëtori po zhvillohet në teori dhe praktikë. Pjesëmarrësit e saj kanë mundësi që të gjitha njohuritë e fituara në teori t’i zbatojnë edhe në praktikë, duke marrë kështu udhëzime të rëndësishme dhe të nevojshme për mirëmbajtjen dhe parandalimin e defekteve të automjeteve. Ndërsa gjatë javës së kaluar, njëri nga ekipet profesionale të SHBA-ve ka realizuar edhe punëtorinë „Syber Security“ në Njësinë e Komunikimit.

Fokusi kryesor i kësaj punëtorie ishte i lidhur më shumë me aspektin teknik të administrimit të sistemit, monitorimit dhe analizimit të rrjetit. Gjatë kësaj punëtorie kryesisht janë zhvilluar tema për përdorimin e veglave dhe aplikacioneve kompjuterike që mundësojnë monitorimin, analizimin, administrimin e rrjetit dhe sistemit. Të dyja këto punëtori janë në vazhdën e Planit Dypalësh me SHBA-të, me qëllim të përgatitjes dhe avancimit sa më të lartë profesional të pjesëtarëve të FSK-së.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.