Edhe një kadete e re e FSK-së në Akademinë Ushtarake West Point në SHBA

Sukseset e Forcës së Sigurisë vazhdojnë, me 22.04.2020, është pranuar konfirmimi zyrtar nga Akademia ushtarake West Point e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se kadet Vesa Ibrahimi është përzgjedhur nga Kosova të ndjek studimet në gjeneratën 2024.Vesa ka kaluar të gjitha testimet me arritje të lartë, si pjesën akademike ashtu dhe atë fizike. Ajo ka fituar të drejtën për të ndjekur studimet katër vjeçare dhe për t’u kthyer në shërbim në FSK pas përfundimit të Akademisë.

Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe Ambasadës në Kosovë, për mundësin e ngritjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha fushat, ngritjen e kapaciteteve njerëzore në Akademitë më prestigjioze në Botë, në krijimin e liderëve të ardhshëm të FSK-së.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.