Drejtori Faruk Geci, morri pjesë në takimin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore

Nën kryesimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, sot u zhvillua takimi i radhës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central Europe Defense Cooperation – CEDS) në nivel të drejtorëve të politikave të mbrojtjes. Në këtë takim, përveç përfaqësuesëve të vendeve anëtare dhe atyre vëzhguese, u ftua edhe Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, krahas ministrive homologe të vendeve të tjera ballkanike. Nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, në takim morën pjesë drejtori i Drejtorisë së Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci dhe drejtori i departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, kolonel Hasan Hoxha. Në këtë takim, në sesion të veçantë u diskutuan çështjet që sigurojnë stabilitet më të gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor duke u fokusuar në integrimin euro-atlantik, nxitjen e reformave dhe përparimit, rivlerësimin e sigurisë, ballafaqimin me sfida të kërcënimeve hibride në Ballkanin Perëndimor, si dhe fushatat në rritje të dezinformimit.

Krahas përfaqësuesëve tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, këndvështrimin e tij ndaj këtyre sfidave, prezantoi edhe z. Geci. Ai, ndër të tjera theksoi rëndësinë e proceseve integruese rajonale dhe më gjerë, për përballimin e këtyre sfidave si dhe potencoi gatishmërinë dhe angazhimin e qeverise se Republikës se Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për të bashkëpunuar me vendet e rajonit dhe më gjerë. Z.Geci, gjithashtu, potencoi mesazhin e përfshirjes së Republikës së Kosovës në proceset integruese euro-atlantike, si një nevojë për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, por edhe si një domosdoshmëri në kuadrin e arkitekturës së sigurisë së rajonit. Qasja përkatëse, përmbajtja e diskutimit si dhe mesazhet e dhëna nga z. Geci u vlerësuan nga organizatori dhe pjesëmarrësit e takimit.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.