Delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar vizituan Ministrinë e Mbrojtjes

Në kuadër të turneut tre javor në pjesë të ndryshme të botës, delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar (RCDS) sot vizituan Ministrinë e Mbrojtjes.

Përveç, nga stafi akademik i këtij Kolegji ndër më prestigjiozët në Botë, në delegacion ishin edhe ushtarakë të lartë e ekspertë të fushës ushtarake dhe sigurisë nga vende të ndryshme të Botës.

Delegacioni përkatës i shoqëruar edhe nga ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, pritë nga Zv.Ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla në shoqërim të Zv.Komandantit të FSK-së Gjeneralmajor Enver Cikaqi, Drejtori I Drejtorisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli dhe Shefja e Kabinetit të Ministrit, Agime Gashaj.

Me këtë rast, Zv. Ministri Syla, përveç mirëseardhjes dhe vlerësimit të lartë të rëndësisë së kësaj vizite, para mysafirëve trajtoi aspektin politik dhe mjedisin e sigurisë në kontekstin e ri gjeopolitik pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Ai në vijim, në fjalën e tij, trajtoi reflektimin direkt dhe indirekt të agresionit të Rusisë në Ukrainë, në mjedisin politik dhe sigurisë në rajon dhe Kosovë, me theks të veçantë të qasjes destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës.

Ndër të tjera, ai përmendi edhe format e kërcënimeve dhe rreziqeve që aplikon Serbia në funksion të mbajtjes në tension të pasigurisë së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosne Hercegovinës, për çka vlerësoi të domosdoshme, veprime të qarta parandaluese nga qendrat politikëbërëse dhe vendimmarrëse të bllokut euroatlantik.

Për politikat qeveritare të mbrojtjes dhe objektivat strategjik të Ministrit të Mbrojtjes, prezantoi Shefja e Kabinetit të Ministrit, Agime Gashaj.

Znj. Gashaj, në prezantimin e saj, elaboroi veprimet e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes në funksion të zbatimit të objektivave strategjikë, si dhe vizionin e Ministrisë për të ardhmen, në funksion të përmbushjes së programit qeverisës, si dhe misionit dhe detyrimit ligjor.

Për të arriturat e deritashme si dhe objektivat operacional të FSK-së për të ardhmen, prezantoi Gjeneral Cikaqi, i cili bashkë me Gjeneral Hazrolli, kanë studiuar dhe diplomuar në RCDS.

Pas prezantimeve, pjesëmarrësit nga RCDS, për temat e ngritura, bënë komentet e tyre dhe pyetje të cilave u përgjigjën Zv.Ministri Syla, Gjeneral Cikaqi dhe Gjeneral Hazrolli.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.