Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes merr pjesë në Ekspozitën e njohur “Eurosatory 2022” në Paris

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes në përbërje prej Drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore , Gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, Shefja e Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, znj. Agime Gashaj dhe Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Kolonel Sylejman Cakaj, nga dje po marrin pjesë në ekspoziten më të madhe të industrisë për mbrojtje tokësore, ajrore dhe të sigurisë, “Eurosatory 2022”, e cila mbahet në Paris deri më 17 korrik.

Kjo ngjarje e madhe globale e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë bënë bashkë institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes, inovatorët, si dhe kompanitë më të mëdha nga e gjithë bota.

Me këtë rast, delegacioni ynë do të realizoj takime me autoritete të ndryshme pjesëmarrëse dhe të njihet nga afër me sistemet e mbrojtjes bashkëkohore me interes për proceset zhvillimore të FSK-së dhe sistemet me interes për sigurisë e përgjithshme shtetërore.

Delegacioni ynë gjatë kësaj vizite shoqërohet nga atasheu i mbrojtjes sê Kosovës në Framcê, Nënkolonel Ali Krasniqi.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.