Certifikohen pjesëtarë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për drejtimin e automjeteve të blinduara HMMWV

Në Komandën e Forcave Tokësore në Istog është mbajtur ceremonia e certifikimit të 58 pjesëtarëve të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), Komandës së Logjistikës (KL), Gardës Kombëtare (GK), Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) dhe Policisë së Kosovës, ku përfunduan trajnimin “Operator Manovrim me HMMWV”.

Ky trajnimi ka qenë i ndarë në 8 Grupe të përberë nga pjesëtarë të FSK-së dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, i realizuar në dy pjesë, në atë teorike dhe praktike.Qëllimi këtij trajnimi ka qenë të bëjë aftësimin e pjesëtarëve për drejtimin e automjeteve të blinduara dhe të pa blinduara, si; Funksionimi Motorik, Metodat e Ngasjes, Kalimi i Pengesave, Manovrimi në terrene të vështira dhe tërheqja e tyre.Trajnimi është realizuar nga instruktor të ,,AM General“ nga Shtet e Bashkuara të Amerikës.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.