Bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Maqedoni e Veriut, me rëndësi shumë të madhe për sigurinë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë

Me nderime të larta ushtarake, në Ministrinë e Mbrojtjes u prit shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurchinovski.Në fillim, atij i dëshiroi mirëseardhje komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe më pas u prit në takim nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Me këtë rast, ministri Mehaj vlerësoi lartë rolin dhe kontributin e Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut në kuadër të KFOR-it dhe misionet tjera në kuadër të NATO-s.

Gjithashtu, ai vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm ushtarak mes dy forcave, me besimin se do të thellohet edhe më tej edhe në të ardhmen,Pas takimit me ministrin Mehaj, gjenerallejtënant Gjurchinovski u prit në zyrën e komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës, ku pas takimit kokë më kokë ata diskutuan edhe nivel të dy delegacioneve.

Gjatë këtyre takimeve u vlerësua lart bashkëpunimi ushtarak ndërmjet forcave të të dy vendeve duke diskutuar për konkretizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral.Me theks të veçantë u diskutua nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe stërvitjes të dy forcave.Më pas, gjeneral Gjurchinovski dhe delegacioni i tij vizituan kazermën e FSK-së në Pomozatin, respektivisht Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në kërkim-shpëtim.Kjo vizitë u realizua në kuadër të planit të bashkëpunimit ushtarak, bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.