Bashkëpunimi në nivel të FSK-së dhe KFOR-it do të vazhdojë të jetë i shkëlqyeshëm

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari, pritëm në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajári.

Me këtë rast, ministri Mehaj i ritheksoi Gjeneral Kajarit mirënjohjen për kontributin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe më gjerë.

Nga ana e tij, Gjeneral Kajári uroi Gjeneral Jasharin për detyrën e Komandantit të FSK-së duke u shprehur për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me të dhe të gjitha aktivitetet e përbashkëta KFOR- FSK.

Gjeneral Jashari, me këtë rast, falënderoi Gjeneral Kajárin për urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta, jo vetëm në stërvitje, por edhe operacione të përbashkëta në funksion të qytetarëve të vendit, si dhe sigurisë dhe stabilitetit vendor dhe rajonal.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.