Bashkëpunimi me kompanitë izraelite në fushën e sigurisë kibernetike shumë i rëndësishëm për Ministrinë e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim drejtorin izraelit të Marketingut dhe Zhvillimit të Biznesit dhe menaxherit në Divizionin për Siguri Kibernetike pranë “ELTA Systems Ltd.”, Roi Shaposhnik, të shoqëruar nga drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. Në këtë takim miqësor u bisedua lidhur me fillimin e bashkëpunimit në sfera të shumta në mes të Republikës së Kosovës dhe Izraelit, në veçanti në sferën e trajnimeve në fushën e kibernetikës.Me këtë rast, ministri Mehaj e falënderoi drejtorin Shaposhnik për ofrimin e ndihmës në avancimin e institucioneve të sigurisë, në rritjen e sigurisë dhe sidomos në fushën e mbrojtjes.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.