Bashkëpunimi i fuqishëm Kosovë-Shqipëri – interes i lartë për sigurinë e rajonit dhe më gjerë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të shoqëruar nga atasheu i ri i mbrojtjes, Altin Kurti.Në këtë takim u bisedua lidhur me masat dhe veprimet e duhura që në mënyrë sa më efektive të realizohet Plani i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

“Bashkëpunimi i fuqishëm në mes të dy shteteve tona në fushën e mbrojtjes, përveç interesit të përbashkët kombëtar, është edhe me interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit e më gjerë”, u shpreh ministri Mehaj me këtë rast.Ndërkohë, ambasadori Minxhozi e rikonfirmoi mbështetjen e plotë vëllazërore të Republikës së Shqipërisë për ngritjen dhe avancimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti të Ministrisë së Mbrojtjes.Në anën tjetër, ministri Mehaj e falënderoi ambasadorin Minxhozi për mbështetjen e pakursyer të Republikës së Shqipërisë nëpër të gjitha fazat e shtet-ndërtimit nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Republika e Kosovës.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.