Bashkëpunimi bilateral me Francën si vend anëtar i NATO-s me rëndësi edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot me delegacionin e tij.

Me këtë rast, Ministri Mehaj me Ambasadorin Guérot diskutuan nivelin e bashkëpunimit bilateral me fokus për mbështetjen më të madhe nga Franca si vend i rëndësishëm i NATO-s në proceset zhvillimore të FSK-së si dhe ato integruese në organizatat ndërkombëtare të sigurisë dhe Programin e Partneritetit për Paqe si rrugë drejtë anëtarësimit në NATO.

Nga ana e tij, Ambasadori Guérot shprehu gatishmërinë e tij për të adresuar këto çështje të autoritetet përgjegjëse franceze duke konfirmuar se Franca e mbështetë vendin tonë në perspektivën zhvillimore si dhe është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë duke vlerësuar edhe rolin e madh të vendit tonë në këtë aspekt.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.