Bashkëpunim i frytshëm i Policisë Ushtarake të FSK-së dhe Policisë Ushtarake të FARSH-së

Një delegacion i Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë të Kosovës me ftesë të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ditë më parë, ka qëndruar për vizitë zyrtare dy-ditore në Tiranë. Delegacioni i FSK-së, i cili kryesohej nga komandanti i PU-së, majori Besnik Selimi, u prit nga komandanti i PU-së të FARSH-së, koloneli Altin Kurti dhe stafi i tij.Gjatë takimit të përbashkët, të dy komandantët, biseduan rreth mundësisë së organizimit dhe realizimit të trajnimeve të përbashkëta, si dhe vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi ndërmjet dy forcave ushtarake.

Gjithashtu, delegacioni i FSK-së, nga mikpritësit, u njoftua me organizimin; misionin, detyrat dhe funksionimin e PU-së të FARSH-së.Kjo vizitë u realizua në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë; me qëllim të ngritjes së bashkëpunimi dhe profesionalizmit të Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.