Forca e Sigurisë së Kosovës uron kadetin Andrin Vuthaj për përzgjedhjen e tij në Akademinë Ushtarake West Point klasa 2024. Kjo është edhe një histori tjetër suksesi në FSK, duke theksuar edhe një herë bashkëpunimin e madh që ka FSK-ja me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ne i dëshirojmë kadetit tonë gjitha të mirat dhe suksese në ketë sfidë të re në Akademinë më prestigjioze në botë. . Gjithashtu Andrinit i dëshirojmë të bëhet oficer i suksesshëm dhe me të ardhme të ndritur si pjesëtarë i FSK-së . Falënderim të veçantë Ambasadës së SHBA-se në Prishtinë për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive të FSK-së.