Ambasadori britanik përgëzon njësitin e FSK-së për suksesin e treguar në “Cambrian Patrol 2021”

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott, i është drejtuar me një letër Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, të cilin e ka përgëzuar për suksesin e treguar të njësitit të FSK-së në ushtrimin e famshëm ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021”, ku fituan medaljen e argjendtë.Në këtë letër, ambasadori Abbott thekson se në konkurrencë me mbi njëqind ekipe të forcave të shteteve të ndryshme të botës, performanca e njësitit të FSK-së ishte e jashtëzakonshme. Ky ushtrim tejet sfidues organizohet për çdo vit ne Uells të Mbretërisë së Bashkuar ku marrin pjesë njësitet më të mira nga ushtria britanike dhe nga shumë vende të tjera.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.